Site icon Telegrafi

Nainggolan e pranon se ndeshjen ndaj Frosinones e morën si të lehtë

Radja Nainggolan (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Interit, Radja Nainggolan, e pranon se menduan se ndeshja kundër Frosinones do të ishte shumë e lehtë.

Zikaltrit fituan me rezultat 1-3, ndërsa belgu shënoi golin e parë në ndeshje dhe tani ai shpreson të gjejë formën më të mirë.

“Menduam se do të ishte shumë e lehtë, por këtë ndeshje janë shumë të vështira kur ju relaksoheni. Ata punuan shumë, ishin agresiv dhe kështu ata dhanë gjithçka”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Frosinone 1-3 Inter, vlerësohen D'Ambrosio dhe Icardi

“Pasi ishte 2-1, ne bëmë mirë me topin dhe pastaj shënuam edhe një gol për të përfunduar çdo gjë”

“Fatkeqësisht, kam pasur shumë lëndime dhe deri më tani te Interi nuk kam qenë në gjendje të jap atë që di dhe mundem. Shpresoj të gjejë formën time”.

Ndeshja e ardhshme e Interit është kundër Romës dhe për këtë Radja tha: “Është një ndeshje kokë me kokë për ne dhe Romën. Aty kam shumë shokë dhe kam respekt për të kaluarën time, por tan jam lojtar i Interit dhe do të jap më të mirën për këtë fanellë”, ka thënë Nainggolan për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

Exit mobile version