Është përfolur shumë për një rinovim të Radja Nainggolan te Roma dhe më në fund duket se jemi afër marrëveshjes.
Sipas Sky Sport në ditët e para të vitit 2017 klubi italian dhe belgu do të takohen për të folur rreth rinovimit.
Nainggolan ka kohë që është në negociata për vazhdimin e kontratës dhe kështu marrëveshja priret të arrihet shumë lehtë.
Për mesfushorin e Romës ka shfaqur interesim Chelsea. /Telegrafi/