Regjioni i shkëputur i Nagorni-Karabakut konfirmoi se 16 ushtarë e saj u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën në përleshjet me forcat e Azerbajxhanit.
Tensionet u ndezën midis Armenisë dhe Azerbajxhanit të dielën për shkak të përplasjeve ku Jaraveni tha se forcat azerbajxhane granatuan rajonin e Nagorni-Karabakut, ndërsa në anën tjetër Baku i akuzoi forcat armene për bombardimet që kryen ndaj tyre tek pozicionet ushtarake dhe civile, raporton reuters.
Kjo ka ringjallur shqetësimet në lidhje me paqëndrueshmërinë në Kaukazin e Jugut, një korridor për tubacionet që transportojnë naftë dhe gaz në tregjet botërore, transmeton Telegrafi.
Të dyja vendet kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje rreth shkëputjes së rajonit etnik armenë Nagorni-Karabaku nga Azerbajxhani, i cili e deklaroi pavarësinë gjatë një konflikti i cili shpërtheu gjatë kohës kur Bashkimi Sovjektik kolapsoi në vitin 1991.
Ndërkohë, kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, thotë se veprimet e tanishme luftarake nga Azerbajxhani në Nago-Karabak, të cilat i quan një provokim, ishin planifikuar më herët.
Nicole Pashinyan i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të sigurojë se Turqia nuk do të përfshihet në konfliktin midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nago-Karabakun. /Telegrafi/
https://twitter.com/ConflictsW/status/1310183521282150404
https://twitter.com/serious_war_eng/status/1310145523941339146