Chelsea mund të realizojë një tjetër raund shpenzimesh të mëdha gjatë verës, pas shkarkimit të Graham Potter.
Anglezi u shkarkua, pasi skuadra pësoi një disfatë 2-0 ndaj Aston Villas në Stamford Bridge, dhe kjo situatë aktuale i ka hapur rrugën Julian Nagelsmannit për të marrë drejtimin e skuadrës, pasi sipas Fabrizio Romano – ai është favoritë.
Gjermani u shkarkua befasisht nga Bayern Munich gjatë zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare, me ish-trajnerin e Chelseat, Thomas Tuchel që e zëvendësoi atë.
Nagelsmann mbetet një nga trajnerët më të kërkuar në futbollin evropian, pavarësisht ndarjes me Bayernin, që do të thotë se Chelsea e ka shansin ta vë atë në krye të ekipit.
Kjo mund të vijë në formën e premtimeve për transferime gjatë verë, për të cilat Nagelsmann mund të bindet të kalojë në Londrën perëndimore.
Ylli i RB Leipzig, Christopher Nkunku thuhet se mund të konsidrohet si lojtar i Chelseat pas testeve mjekësore në shtator.
Nagelsmann gjithashtu mund të kërkojë edhe transferimin e Josko Gvardiol, një nga objektivat kryesore të Bluve verën e kaluar.
Por, përforcimi kryes mbetet qendra e sulmit dhe ish-ylli i Arsenalit, Serge Gnabry mund të jetë një shënjestër kryesore.
Por, një tjetër fytyrë e njohur për tifozët e Chelseat mund të zbarkojë në Stamford Bridge dhe do të ishte i mirëseardhur për ta.
Timo Werner u largua nga Blues verën e kaluar pas dy vitesh zhgënjyese, por të suksesshme.
Sulmuesi ishte i njohur për të qenë vendimtar në stilin e lojës së Chelseat, por shpesh ishte fajtori i përfundimit të dobët ose thirrjeve të shumta për pozicion jashtë loje.
Nëse Nagelsmann dëshiron të sjellë një tjetër sulmues, Werner mund të jetë një zgjedhje efektive dhe e njohur.
Një pozicion tjetër ku Blutë do të kenë nevojë për rifreskim është edhe mesfusha.
Enzo Fernandez u soll për një rekord anglez prej 121 milionë eurosh, dhe ndërsa ai ka bërë përshtypje, partneri i mesfushës Mateo Kovacic mund të shitet në verë.
Çështjet e lëndimit të N’Golo Kantes nënkuptojnë se ai nuk është aq i besueshëm për Chelsean, dhe Ruben Loftus-Cheek dhe Conor Gallagher nuk janë standardi i lojtarit që i nevojitet klubit për të fituar trofetë e mëdhenj.
Këtu hyn ylli i Bayernit, Leon Goretzka. 28-vjeçari është një yll i Bavarezëve dhe do të ishte më i vështirë për t’u larguar nga ndonjë prej yjeve të përmendur më lartë.
Megjithatë, me raportimet që sugjerojnë se i huazuari i Manchester United, Marcel Sabizter mund të ketë një të ardhme në Mynih nën drejtimin e Tuchel, kjo mund të hapë një rrugë për Chelsean për të nënshkruar me Goretzkan.
Një fytyrë e njohur për Ligën Premier që mund të blindojë portën e Chelseat, është edhe gardiani i Leeds United, Ilan Meslier, ndërsa do të shitet njëri nga Edouard Mendy ose Kepa Arrizabalaga. /Telegrafi/