Site icon Telegrafi

Nagelsmann ndjehet i lumtur që e shohin si trajner të Real Madridit

Julian Nagelsmann e ka pranuar se lajmet që e lidhin me Real Madridin e kanë kënaqur, por thotë se shpesh këto lajme nuk janë siç dalin.

Tashmë shanset e Nagelsmann janë rritur për të kaluar te Real Madridi, pasi puna e tij me Hoffenheim dhe RB Leipzig kanë treguar që ai është gati për një klub të madh.

Zinedine Zidane, që aktualisht është në izolim, po e vuan e vuan edhe presonin e mossukseseve këtë vit.

Nagelsmann e ka pranuar që lajmet që e lidhin me Real Madridin, e kanë bërë të ndjehet mire.

“Ka patjetër gjëra më të këqija për të lexuar. Por unë gjithashtu e di se gjërat që shkruhen në gazeta nuk janë gjithmonë të vërteta” ka thënë Nagelsmann për Sky Sport.

Nagelsmann është nën kontratë me RB Leipzig deri në vitin 2023. /Telegrafi/

Exit mobile version