Site icon Telegrafi

Nagelsmann dëshiron të bëhet trajneri i Barcelonës

Julian Nagelsmann ka thënë se dëshiron të bëhet trajner i Barcelonës një ditë.

32-vjeçari cilësohet si njëri ndër trajnerët aktual më të mirë në botë, e që e veçanta është edhe mosha e tij e re.

Nagelsmann kishte impresionuar të gjithë me formën te Hoffenheimi para se të kalonte te Rasenball Sport Leipzig.

“E kam thënë gjithmonë se Barcelona është një qytet i bukur dhe një klub i bukur”, ka thënë ai në një intervistë për ZDF.

“Një ditë shpresoj që ta drejtoj Barcelonën, pasi më pëlqen loja e tyre dhe më shumë filozofia e klubit”, ka shtuar më tej Nagelsmann.

Gjermani më tej bëri të ditur se atij i duhet edhe pak përvojë në mënyrë që ta drejtojë një skuadër si ajo katalunase. /Telegrafi/

Exit mobile version