Site icon Telegrafi

Nagavci për aksionin në Karaçevë: Të miratohet Rezoluta e propozuar nga Vetëvendosje

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka përshëndetur operacionin e mbrëmshëm në fshatin Karaçevë, nga Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me prokurorinë, policinë dhe inspektoratin policor.

Nagavci përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ky operacion sipas njoftimit është rezultat i një hetimi një vjeçar, i bashkëpunimit të institucioneve e agjencive shtetërore, por edhe i aktivizmit qytetar, presionit publik sikurse dhe angazhimit të deputetëve e komisionit funksional të Kuvendit të Republikës.

Lexoni më poshtë postimin e saj të plotë:

Përshëndesim operacionin e mbrëmshëm në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës dhe bashkëpunimin ndërmjet prokurorisë, policisë dhe inspektoratit policor. Ky operacion sipas njoftimit është rezultat i një hetimi një vjeçar, i bashkëpunimit të institucioneve e agjencive shtetërore, por edhe i aktivizmit qytetar, presionit publik sikurse dhe angazhimit të deputetëve e komisionit funksional të Kuvendit të Republikës. Aksione të tilla, rezultatet konkrete në luftimin e krimit e korrupsionit duhet të jenë të vazhdueshme e të natyrshme. Secili institucion dhe zyrtar publik duhet të kryej me kompetencë, përgjegjësi e nderë detyrën që merr përsipër. Operacionit i Policisë së Kosovës, nuk zëvendëson obligimin e ministrit të punëve të brendshme,  zt.Veliu, të mbajë të informuar Kuvendin për secilën çështje që është me interes, ashtu sikurse ishte dhe Interpelanca e djeshme e ftuar nga LV! në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, respektivisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës. Patrullimi i pjesëtarëve të uniformuar të Serbisë  nëpër rrugët e fshatit Karaçevë u regjistrua nga banorët e fshatit, u dëshmua nga të pranishmit si dhe u konfirmua nga Policia e Kosovës, andaj është detyrë e institucioneve të sigurisë mbrojtja e integritetit të vendit , e secilit qytetarë. Ndërkohë dhe Kuvendi duhet të miratoi Rezolutën e propozuar nga LV! me dy pikat si mē poshtë:

  1. Institucionet e Republikës së Kosovës të ndërmarrin masat e nevojshme dhe t’i përdorin të gjithë mekanizmat kushtetues e institucional për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
  2. Brenda dy muajve të vendoset një nën-stacion i përhershëm i Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës. /Telegrafi/

Exit mobile version