Telegrafi

Nagavci: Nuk kemi plan B për formimin e Qeverisë, i vetmi është ai me LDK-në

Anëtarja e kryesisë së LVV-së, njëherësh edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka thënë se nuk kanë një plan B për formimin e Qeverisë.

Duke folur para mediave, Nagavci theksoi se i vetmi plan është ai i formimit të Qeverisë së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Lexo po ashtu Nëse dështon koalicioni LVV-LDK, a do të jenë AAK dhe NISMA pjesë e një qeverie të re?

Sipas saj populli ka vendosur që këto dy parti të bëjnë Qeverinë.

“Lëvizja Vetëvendosje si subjekt fitues i zgjedhjeve të fundit dhe LDK si subjekt i dytë i dalur në zgjedhjet e 6 tetorit na kanë mandatuar qytetarët për të formuar qeverinë dhe plani jonë i parë dhe i vetmi i synuar është që të kemi një bashkëqeverisje sepse kjo është ajo që ne ju kemi premtuar qytetarëve dhe ajo për të cilën ata na kanë besuar”, ka thënë Nagavci.

Ajo ka shtuar se në këtë vend duhet të vendosen standarde të reja, dhe organizimet të bëhen në interes të vendit e jo duke pasur parasysh interesa të grupeve të ngushta. /Telegrafi/