Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci tha në Kuvendin e Kosovës se Kosova nuk është e njëjtë si para 4 shtatorit.
Ajo në interpelancën e kryeministrit Avdullah Hoti për pezullimin e aplikimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare për një vit tha moratoriumi do të thotë izolim i shtetit të Kosovës.
Nagavci më tej tha se Kosova nuk është e njëjtë si para 4 shtatorit dhe dëmet do të mëdha.
“Kosova nuk është e njëjtë si para dhe pas 4 shtatorit kur ju e nënshkruat atë marrëveshje dhe këtë moratorium”, u shpreh Nagavci.