Site icon Telegrafi

Nagavci: LVV që në fushatë zgjedhore ka thënë se preferon të qeverisë me LDK-në, dhe qëndrojmë pas këtyre deklaratave

Arbërie Nagavci nga LVV në një intervistë për Telegrafi.com/Foto: Ridvan Slivova

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka reaguar, në lidhje me deklaratat e disa përfaqësuesve të LDK-së, se ata mund të shkojnë në opozitë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Nagavci, Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë të qartë që në fushatë zgjedhore se preferon të qeverisë me LDK- në dhe qëndrojmë pas këtyre deklaratave.

Lexo po ashtu Arben Gashi: Kushtetuta momentalisht Vetëvendosjes ia garanton vetëm kryetarin e Kuvendit

“Në asnjë moment nuk kemi menduar se kjo mund dhe do të dobësojë pozitat tona negociuese. Interesi e vëmendja jonë është të realizojmë pritshmëritë e qytetarëve, duam të forcojmë institucionet e mirëqeverisjen, jo pozitat tona”, ka thënë Nagavci, njofton Telegrafi.

“Andaj dhe LDK –së mund të jetë në opozitë. Ata do të zgjedhin të qeverisin me LV! ose do të kthehemi tek qytetarët”, është shprehur ajo.

LVV dhe LDK,janë në negociata për krijimin e një koalicioni qeverisës. Pas përfarimit të programit qeverisës nga grupet punuese të të dyja subjekteve u prit që të arrihej marrëveshja, por dy subjektet nuk arritën të merren vesh për postin e presidentit.

Exit mobile version