Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka përkujtuar të rënët në 21 vjetorin e Epopesë së Çabratit, ndërsa tha se në këtë betejë ranë dëshmorë shumë luftëtarë, ndërkohë që paramilitarët serbe u hakmorën në civilë të paarmatosur, duke ekzekutuar burra e djem civil.
Nagavci homazhet në nderim të 21 vjetorit të Epopesë së Çabratit i bëri bashkë me deputetët e LVV-së, Saranda Bugujevci e Agon Batusha.
“Me nderimet që iu bëjmë dëshmorëve dhe martirëve të kombit ia përkujtojmë vetes se sa i lartë ishte edhe çmimi për lirinë edhe vetëmohimi i luftëtarëve të lirisë, dhe sesi nuk duhet të devijojmë nga rruga e tyre, ngase ajo është e vetmja rrugë që mund të na shpie përpara”, shkruan ndër të tjera, Nagavci.