Anësori japones, Yuto Nagatomo, i është bashkuar Galatasarayt.
Mbrojtësi i krahut i cili nuk ka qenë më i preferuari i tifozëve Nerazzur shfaqi një seri të performancave të mira së fundmi.
Kjo ka bërë që ai të tërheqë interesimin e Galatasarayt dhe Betisit, me turqit që duket se e kanë fituar garën.
Specialisti i tregut të transferimeve, Gianluca Di Marzio, ka konfirmuar se klubi turk ka një marrëveshje me Interin për huazimin e jaopnezit.
Ky huazim përmban edhe opsionin e blerjes dhe zyrtarizimi pritet brenda pak orësh.
Nagatomo ka qenë i kritikuar vitet e fundit, por ka refuzuar që të largohet nga klubi Nerazzur.
Ai ka qenë rregullisht pjesë e kombëtares japoneze, por dështoi të përmbushë potencialin e tij plotësisht. /Telegrafi/