Site icon Telegrafi

Naftarët po shkelin ligjin e konkurrencës

Naftëtarët janë duke i bërë shkelje ligjit të konkurrencës, duke mos ulur çmimin e naftës në tregun me pakicë proporcionalisht me uljen e naftës që është bërë në tregjet ndërkombëtare.

Ky vlerësim ka ardhur nga Osman Ejupi, ish-kryetari i Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, që për mision ka mbrojtjen e konkurrencës së lirën dhe parandalimin e marrëveshjeve në mes të bizneseve për t’i diktuar çmimet.

Ky institucion aktualisht është jofunksional pasi Kuvendi kishte dështuar të plotësojë me anëtar të ri bordin e këtij institucioni, shkruan sot Koha Ditore.

Ejupi thotë se naftëtarët janë duke i bërë të paktën dy shkelje të ligjit të konkurrencës, të cilat janë të dënueshme. Fillimisht, sipas tij, vërehet një praktikë e bashkërenduar për diktimin e çmimit, përkatësisht uljen dhe ngritjen e çmimeve me marrëveshje. Kjo praktikë, sipas tij, është e dënueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version