Site icon Telegrafi

Nafta zgjeron humbjet

Çmimi i naftës së papërpunuar gjatë tregtimit aziatik është dobësuar 0.56 për qind. Raporti i djeshëm i US Petroleum Institute, ndonëse ishte më i ulët se sa pritej, tregoi një rritje në stokun e naftës bruto në lidhje me javën e kaluar, gjë që ka dobësuar çmimin e këtij karburanti. Rritja aktuale e prodhimit të naftës së papërpunuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shtyn përpjekjet e OPEC-ut për të reduktuar prodhimin e kësaj lënde djegëse duke rritur çmimin e naftës së papërpunuar. Sot pasdite do të publikohet një raport i qeverisë amerikane për stokun e kësaj lënde djegëse, e cila mund të pasqyrohet më tej në çmimin e naftës së papërpunuar, shkruan Telegrafi.

Në anën tjetër çmimi i arit është forcuar me 0.09 për qind dhe aktualisht një gram ar tregtohet me 42.36 dollarë. Përkundër forcimit aktual të çmimit të arit, forcimi i fuqishëm i dollarit amerikan vazhdon të mbajë çmimin e këtij metali të çmuar rreth nivelit më të ulët në dy javët e fundit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot do të publikohet një lexim i Produktit të Brendshëm Bruto dhe informacioni mbi numrin e shtëpive të shitura dhe ato në procedurën e miratimit, gjë që mund të pasqyrohet më tej në çmimin e arit.

Euro është dobësuar kundrejt dollarit amerikan me 0.07 për qind. Monedha amerikane po vazhdon forcimin e saj që filloi dje pas dëshmisë së Presidenitit të Rezervës Federale të SHBA-së, Jerome Pawel para Kongresit. Fjalimi i Pawel është pasqyruar pozitivisht mbi gjendjen e ekonomisë amerikane, e cila shtoi optimizëm para takimit të ardhshëm të këtij institucioni në mars, i cili duhet të vendosë mbi nivelin e normës së interesit. Sot në Eurozonë do të publikohet Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK), ndërsa në orën 14:30 do të publikohet një lexim i Produktit të Brendshëm Bruto të SHBA-së, të cilat së bashku mund të krijojnë luhatje në rritje të çmimeve në kursin e këmbimit të çift monedhës. /Telegrafi/

Exit mobile version