Telegrafi

Nadal vodhi gjithë spektaklin në ndeshjen ndaj Tsitsipas – Spanjolli praktikoi gjatë ndeshjes atë që bën në stërvitje

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal është treguar i madh gjatë ndeshjes ndaj Stefanos Tsitsipas në kuadër të finaleve të ATP.

Të dy tenistët u përkujdesën në ofrimin e një ndeshje ngazëlluese me spanjollin që doli fitimtar në fund të takimit.

Nadal triumfoi falë lojës më të mirë me setet që përfunduan me rezultat 6:4, 4:6 dhe 6:2.

Megjithatë, kjo nuk është e tëra pasi tenisti spanjoll ka ‘vjedhur’ spektaklin me një lëvizje magjike të tij në ndeshjen ndaj Tsitsipas.

Nadal i kthyer me shpinë nga kundërshtar arriti t’ia kthejë një top grekut dhe t’ia fitojë poenin në mënyrë mjeshtërore.

Por, kjo nuk është befasia, pasi esenca është se Nadal ka arritur ta bëjë në praktikë një lëvizje të cilën shihet se e ka praktikuar në stërvitje.

Kjo lëvizje ka bërë që të shihet vërtetë klas i madh i Nadalit. /Telegrafi/