Rafael Nadal ka arritur një rekord të ri në botën e sportit të tenisit.
Tenisti spanjoll ka arritur një fitore rekord, përkatësisht të 379-të në turnetë “1000 Masters”.
Tani sportisti është në vendin e parë në fitoret e “Mjeshtërve” pas triumfit të fundit në turneun kanadez të Montrealit.
This is the cutest…
Not every day you get to walk out with @RafaelNadal 🤗#CoupeRogers pic.twitter.com/mrqwS53aGs
— Tennis TV (@TennisTV) August 8, 2019
Deri më tani, ai vendin e parë e ka ndarë me homologun zviceran, Roger Federer, me të cilin ishte ballafaquar disa herë në fushat e tenisit.
Spanjolli legjendar arriti fitoren e 379-të në ndeshjen e mbrëmshme pasi mposhti argjentinasin, Guido Pellan me rezultat 2:0, në sete 6:3 dhe 6:4.
Ai është gjithashtu mbajtësi i rekordeve për numrin e titujve në “1000 Masters”, ku deri më tani ka fituar 34 kampionate. /Telegrafi/