Telegrafi

Nadal do të martohet me të dashurën e fëmijërisë në një ceremoni luksoze në muajin e ardhshëm

Rafael Nadal dhe Mery Perello, foto:Instagram

Tenisti spanjoll, Rafael Nada,l pritet të martohet muajin e ardhshëm në Majorka, ka njoftuar një televizion spanjoll.

Ylli i tenisit dhe e dashura e tij e fëmijërisë, Mery Perello, në ditën e tyre më të rëndësishme mësohet se do të ftojnë rreth 500 mysafirë, edhe pse data e saktë e dasmës akoma nuk dihet.

Thuhet se fituesi i Wimbledonit mund ta humbë turneun e këtij viti për të shijuar muajin e mjaltit. Nuk ka pasur asnjë koment zyrtar nga ylli i tenisit, e as nga Perello.

Rafa dhe Mery Perello – emri i vërtetë i të cilës është Maria Francisca Perello, janë takuar para 14 vitesh.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rafael Nadal

Zeshkania hoqi dorë nga një punë në sigurime për t’u bërë drejtoreshë e projektit për ‘Fondacionin Rafa Nadal’, organizatën bamirëse që e themeloi gati një dekadë më parë.

Vitin e kaluar, Nadal ka pasur 45 fitore kundrejt katër humbjeve dhe po ashtu i ka fituar edhe pesë trofe. /Telegrafi/

Rafael Nadal dhe Mery Perello, foto:Instagram