Rafael Nadal e ka fituar titullin e dhjetë historik në Monte-Carlo Rolex Masters duke e mposhtur në finale bashkëkombësin e tij, Albert Ramos-Vinolas.
Finalja zgjati vetëm 76 minuta, ndërsa spanjolli i famshëm triumfoi me rezultat 2-0 në sete (6-1, 6-3).
Ky ishte titulli i 29-të ‘ATP World Tour Masters 1000’ për Nadal, i cili është vetëm një titull prapa Novak Djokovicit, i cili i ka 30 sosh.
Kjo njëherësh ishte fitorja e 50-të e tij në terrene me dhe (50-8), dhe në këtë mënyrë e ka thyer rekordin personal (që e ndante me Guillermo Vilas), të cilin e kishte vendosur më 24 prill 2016 në ‘Barcelona Open Banco Sabadell’.
Që nga viti 2004 e deri më tani, Nadal e ka fituar së paku një titull ‘ATP World Tour’ brenda vitit, për 14 vjet radhazi. /Telegrafi/