Rafael Nadal, i cili ka fituar ndeshjen e tij të tetë radhazi që nga turneu Masters 1000 në Monte-Carlo, nuk është larg veçse dy fitoresh të titullit në turneun e Barcelonës dhe rekordit të 49-të trofeve në tokë të fortë, që mbahet nga Guillermo Vilas.
N. 5 i tenisit botëror tashmë ka ardhur në formën e tij me të mirë dhe është totalisht i përqendruar në ndeshjet e ardhshme, sipas shtypit vendas.
“Pas paraqitjes jo të kënaqshme vitin e kaluar, ketë vit gjithçka ka ndryshuar, pasi e kam situatën në dorë në çdo ndeshje dhe synoj vetëm fitore”, ka theksuar majorkezi, i cili në çerekfinale fitoi ndaj italianit Fognini 6-2, 7-6 (7/1) ne 1 ore e 50 min loje. /Telegrafi/