Telegrafi

Nadal një hap para finales së Australian Open

Një performancë tepër e mirë nga spanjolli Rafael Nadal në çerekfinale të Australian Open, ka bërë që ai të kalojë lehtë rivalin kanadez Milos Raonic (bartës i tretë i turneut).

Nadal është treguar i jashtëzakonshëm sot, posaçërisht në setin e dytë kur ia mohoi Raonicit lojën për të fituar setin.

E kur u kthye Nadal, më dilema për fituesin nuk kishte.

“Nëse nuk jam agresiv në fushë, jam i vdekur,” ka thënë Nadal ndër të tjera pas fitores.

Ai në gjysmëfinale do të ndeshet me bullgarin Grigori Dimitrov dhe nëse e kalon atë, në finale do ta pret një zviceran, nga dueli tjetër gjysmëfinale, Roger Federer – Stan Wawrinka.