Telegrafi

Nadal nënshtron Djokovicin për t’u kualifikuar në finale të Madrid Open (Video)

Getty Images

Kampioni i katërfishtë i Madrid Open, Rafael Nadal, u ka dhënë fund humbjeve nga Novak Djokovic duke eliminuar serbin në gjysmëfinale të garës spanjolle.

30-vjeçari fitoi me rezultat 2-0 në sete (6-2, 6-4) për ta regjistruar fitoren e parë ndaj Djokovic që nga finalja e vitit 2014 në French Open.

Në këtë mënyrë, ai e ka ngritur rekordin e tij këtë vit në 14-0, teksa i ka dhënë fund serisë trevjeçare të humbjeve nga tenisti serb.

Në finale të Madrid Open, Nadal do të përballet me austriakun Dominic Thiem apo uruguaianin Pablo Cuevas.

Finalja në kategorinë e meshkujve zhvillohet të dielën.

Nga ana tjetër, Kristina Mladenovic dhe Simona Halep zhvillojnë sot (e shtunë) finalen e femrave. /Telegrafi/