Rafael Nadal ka konfirmuar se është mbreti i fushave me dhe pasi ka eliminuar pa probleme argjentinasin Del Porto në gjysmëfinale.
Spanjolli ka dominuar takimin, që mund të thuhet se ka qenë i luftuar vetëm në setin e parë, i fituar me rezultatin 6-4 nga numri 1 i botës.
Dy setet e tjera nuk kanë patur histori, me Nadal që ka fituar 6-1 të dytin dhe 6-2 të tretin.
Në finale, Rafa do të ndeshet me austriakun Dominic Thiem, i cili ka mundur me të njëjtin rezultat (3-0) italianin Marco Cecchinato.
Nadal është bërë tenisiti i dytë pas Federer në Wimbledon, që arrin 11 finale në një Grand Slam.