Rafael Nadal është finalist i parë i turneut në dhe i njohur si Ronald Garros.
Tenisti spanjoll ishte më i mirë se homologu zviceran, Roger Federer të cilin e mposhti në gjysmëfinale të garës në Francë.
Rafa 33-vjeçar ka shkatërruar në tri sete zviceranin 37-vjeçar duke e mposhtur 3:0, në sete (6:3, 6:4 6:2).
Në asnjë moment, tenisti iberik nuk i la hapësirë Rogerit, ku në shumë raste bëri “break-point”.
Theksojmë se tenisti spanjoll është kampion në fuqi në këtë turne dhe një ndër lojtarët me më së shumti fitore.
Ndryshe, Nadal në finale do të takohet me fituesin mes Dominic Thiem dhe Novak Djokovic. /Telegrafi/
(🎥@Eurosport_RU ) pic.twitter.com/y2nP9dkRM2
— doublefault28 (@doublefault28) June 7, 2019