Rafael Nadal është martuar me partneren e tij, Mery Perello, me të cilën është në lidhje qe 14 vite.
Ceremonia martesore është zhvilluar të shtunën në Majorka, gjegjësisht në pronën më të shtrenjtë në Spanjë – kështjellën La Fortaleza.
Rreth 350 mysafirë kanë qenë të pranishëm në dasmën e yllit të tenisit, ku padyshim se nuk kanë munguar personalitete të njohura.
33-vjeçari dhe 31-vjeçarja janë në lidhje qe një kohë të gjatë, ndërsa u fejuan në maj të vitit 2018.
Në faqet rozë dhe në mediat sociale janë shpërndarë fotografi të shumta nga ceremonia martesore e çiftit të njohur. /Telegrafi/