Rafael Nadal është eleminuar nga çerekfinalja e Australian Open.
Tenisti spanjoll mori vendimin për t’u tërhequr nga dueli në setin e pestë të çerekfinales ndaj kroatit Marin Cilic.
Nadal pas dhimbjeve të mëdha vendosi të mos vazhdojë duelin duke humbur kështu këtë përballje dhe duke u eleminuar nga ky grand slam turne.
Kështu, Marin Cilic kalon në gjysmëfinale të Australian Open.
Kyle Edmond është kundërshtari i radhës i Marin Cilic në gjysmëfinale.
Nadal ishte konsideruar një nga favoritët për të triumfuar në këtë grand slam turne. /Telegrafi/