Telegrafi

Nadal jashtë Wimbledonit

Dy herë fituesi i turneut prestigjioz të tenisit Wimbledon, Rafael Nadal nuk do të merr pjesë këtë vit.

Kjo, sipas Nadal, ka ndodhur si pasojë e një lëndimi që ka, transmeton Koha.net. Për këtë ai ka shkruar në Facebook.

“Përshëndetje të gjithëve. Jam i pikëlluar të ju njoftoj se pasi fola me mjekët e mi, dhe pranova rezultatet e kontrolli të fundit mjekësor, unë nuk do të jem i gatshëm të luaj këtë vit në Wimbledon”, ka shkruar Nadal.

Ai në fund ka falënderuar të gjithë fansat dhe përcjellësit e tij për mbështetjen.