Site icon Telegrafi

Nadal me gjestin pas triumfit në Madrid Open tregon se është tifoz i madh i Realit

Real Madridi fitoi ndaj Sevillas me rezultat 4-1 në La Liga dhe kështu  mbajti gjallë shpresat për titull.

Ashtu si Los Blancos edhe një nga tifozët më të mëdhenj të tyre, Rafael Nadal, kishte një ditë të suksesshme.

Lexo po ashtu Nadal – CR7: A është kjo reklama më e mirë nga Nike në historinë e tenisit? (Video)

Tenisti spanjolli fitoi në finale të Madrid Open ndaj Dominic Thiem (7-6, 6-4).

Pas fitores spanjolli shtyu konferencën për media për disa minuta pasi dëshironte të shikonte edhe fundin e ndeshjes mes Realit dhe Sevillas, e cila u përmbyll me golin e Cristiano Ronaldos dhe Toni Kroos.

Lexo po ashtu Historia e Nadalit: Nga një shoqërues futbollistësh te Barça, në një tifoz të çmendur të Real Madridit dhe shpëtimtar i Mallorcas (Foto)

Vlen të se Cristiano Ronaldo ka ndjekur nga afër gjysmëfinalen e Madrid Open, ku Rafael Nadal e mposhti Novak Djokovicin.

Portugezi në këtë ngjarje u takua me një tjetër legjendë të Real Madridit – Raul Gonzalez, i cili kishte shkuar po ashtu për ta shikuar duelin e madh të tenisit. /Telegrafi/

Exit mobile version