Tenisti spanjoll Rafael Nadal pas një spektakli të madh ka kaluar në gjysmëfinale të Wimbledonit.
Spanjolli mposhti amerikanin Taylor Fritz (nr. 14 në ATP) me rezultat 3:2, në sete 3:6, 7:5, 3:6, 7:5 dhe 7:6.
Pas katër ndeshjeve në të cilat ai nuk pati shumë probleme në Wimbledon të këtij sezoni, Nadal hasi në një rival shumë të fortë.
This. Match. #Wimbledon | #CentreCourt100 pic.twitter.com/SOdKSP8BJW
— Wimbledon (@Wimbledon) July 6, 2022
Amerikani ishte serioz që në fillim me synimin e tij për të fituar dhe kaluar në gjysmëfinalen e turneut më të madh të tenisit.
Nadal fitoi këtë dramë të madhe, ndoshta më të madhen në Wimbledon të këtij viti.
Just @RafaelNadal things 😤
The champion comes back to defeat Taylor Fritz in a five-set epic, 3-6, 7-5, 3-6, 7-5, 7-6(4)#Wimbledon | #CentreCourt100 pic.twitter.com/G7Luqy8lSH
— Wimbledon (@Wimbledon) July 6, 2022
Për spanjollin është vazhdimi i një serie mbresëlënëse prej 19 fitoresh radhazi në Grand Slame.
Gjithashtu, ai vazhdoi ëndrrën e tij për të fituar Grand Slamin kalendarik sepse ai tashmë fitoi Australian Open dhe Roland Garros këtë vit.
Në gjysmëfinale, Nadal do të luajë kundër Nick Kyrgios, i cili mundi 3:0 Cristian Garin dhe kaloi në gjysmëfinalen e tij të parë të turneut Grand Slam në karrierën e tij.
Novak Djokovic dhe Cameron Norrie takohen në gjysmëfinalen e dytë.
Then there were four. #Wimbledon | #CentreCourt100 pic.twitter.com/EyRVCtOvHW
— Wimbledon (@Wimbledon) July 6, 2022
Ndeshjet mes Kyrgios dhe Nadalit kanë qenë të shkëlqyera në të kaluarën dhe me australianin që duket në formën e jetës së tij në Wimbledon, nuk mund të pritet gjë tjetër veçse një tjetër spektakël gjysmëfinal. /Telegrafi/