Telegrafi

Nadal e ka fituar ndeshjen e 1000-të në karrierë

Getty Images

Fitore me përmbysje për Rafael Nadal në ndeshjen e tij të 1000-të në karrierë, të cilën e ka realizuar ndaj gjermanit Philipp Kohlschreiber.

30-vjeçari nga Mallorca, i cili luante një ndeshje me të vërtetë të veçantë, e nisi shumë keq por në fund falë grintës dhe dëshirës për të bërë një figurë të mirë në një sfidë speciale arriti të kthente gjithçka në favor duke u kualifikuar në raundin e katërt të Mastersit të Miamit.

Seti i parë ishte shumë i dobët për spanjollin me Kohlschreiber që bëri gjithçka mirë, për ta fituar atë 6-0. Gjithsesi Nadal reagoi fuqishëm në setin e dytë teksa humbi vetëm 2 game për suksesin 6-2.

Në setin e tretë dhe atë final game i dytë ishte ai vendimtar me numrin 5 të Botës që i rrëmbeu turneun e shërbimit gjermanit Kohlschreiber për të administruar më pas avantazhin dhe për të fituar setin 6-3 dhe gjithë ndeshjen 2-1 në 1 orë e 40 minuta lojë, transmeton SuperSport.

Në përfundim të sfidës Nadal u shfaq shumë i lumtur në konferencën përpara mediave duke theksuar se kjo fitore ishte më të vërtetë speciale për të duke pasur parasysh faktin që luante ndeshjen e tij të 1000-të në karrierë.