Telegrafi

Nadal dhe bashkëshortja e tij janë në pritje të fëmijës së parë

(Foto: Daily Mail)

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal dhe bashkëshortja e tij, Maria Francisca Perello, janë në pritje të fëmijës së parë.

Lajmin e ka konfirmuar revista spanjolle, Hola, duke shpërndarë fotografi ekskluzive të çiftit në udhëtimit e tyre në Mallorca.

Në fotografitë, në të cilat Maria shfaqet me kostum larjeje, i shihet barku i fryrë duke i konfirmuar kështu thashethemet që qarkullojnë tash e një kohë.

Spekulimet kishin nisur gjatë turneut të Roland Garros, kur Nadal e forcoi veten në listën e tenistëve me 14 trofe në Roland Garros dhe 22 tituj Grand Slam.

Derisa ai kishte shkruar historinë, vëmendja ishte te bashkëshortja e tij 33 vjeçare që kishte ndryshuar stil duke nisur të vishte kombinime komode dhe të relaksuara, pulovra të gjera e fustane.

Çifti nuk e ka komentuar ende lajmin e lumtur që në përputhje me privatësinë që të dy preferojnë.

Nadal dhe Maria u takuan në vitin 2005 kur tenisti ishte vetëm 18 vjeçar dhe që atëherë janë të pandarë. /Telegrafi/