Rafael Nadal ka pësuar një humbje befasuese në turneun Rogers Cup të Kanadasë.
Tenisti 18-vjeçar Denis Shapovalov u tregua më i zgjuar se spanjolli me përvojë dhe ish-kampion i disafishtë duke e mposhtur me rezultat 2:1.
Në fakt, Nadal e fitoi setin e parë me rezultat 3-6 dhe u mendua se do të triumfonte me lehtësi.
Por, Shapovalov me lojë fantastike arriti t’i fitonte dy setët e ardhshëm 6-4 dhe 7-6 (6-4).
Ai në këtë formë bëhet lojtari më i ri që ka arritur në çerekfinale të “Masters 1000”.
Humbja e Nadal do të thotë se Andy Murray mbetet numri një në renditjen botërore. /Telegrafi/