Mesfushori i Liverpoolit, Naby Keita u dërgua në spital për një kontroll të zemrës pasi u largua nga loja ndaj Napolit dhe do të mbetet nën vëzhgim edhe më tutje.
Reprezentuesi i Guineas papritmas u ul në fushë pas vetëm 18 minutave lojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Stadio San Paolo mbrëmjen e së mërkurës, e cila përfundoi me fitoren 1-0 të Napolit.
Mjekët shkuan ta shihnin atë dhe u mendua se ka ndonjë shtrëngim apo me sa duket me një problem muskulor.
Megjithatë, mediumet italiane Sky Sport Italia dhe Radio Marte konfirmojnë se ai është dërguar në spitalin e Cardarellit për testime të zemrës së tij.
Duket se Keita ndihet i lodhur dhe fillimisht pati shqetësime se ai mund të ketë një atak në zemër, por teste dolën mirë edhe pse ai do të qëndrojë në spital nën vëzhgim pasi skanimet e tjera gjetën një plagë të rëndë në shpinë.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=35&v=WVh48sftsmE
Keita është 23 vjeç dhe Liverpooli ka paguar 60 milionë euro për të nënshkruar me atë nga RB Leipzig gjatë verës.
#LFC can confirm Naby Keita was taken to hospital in Naples on Wednesday evening during the first half of the Champions League fixture with SSC Napoli.https://t.co/56XWb3JO5P
— Liverpool FC (@LFC) October 3, 2018
“Liverpool Football Club mund të konfirmojë se Naby Keita u dërgua në spital në Napoli të mërkurën në mbrëmje gjatë pjesës së parë të ndeshjes së Ligës së Kampionëve me SSC Napolin”.
“Mesfushori filloi ndeshjen në Stadio San Paolo, por u zëvendësua brenda 20 minutave nga Jordan Henderson pas njoftimit të stafit mjekësor të ekipit që lojtari po ndjen dhimbje”.
“Keita u transferua në një spital lokal me mjekun e klubit, ku – me marrëveshjen e mesfushorit – iu nënshtrua një sërë kontrollesh shëndetësore për të vlerësuar gjendjen e tij”.
“Asnjë vendim nuk është marrë ende kur 23-vjeçari do të rikthehet. Liverpooli ka planifikuar të qëndrojë në Itali deri të enjten në mëngjes përpara se të kthehet në Angli”, thuhet në njoftimin e klubit anglez. /Telegrafi/