Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka konfirmuar se Naby Keita do të mungojë ndaj Huddersfieldit, por la të hapur derën për Sadio Manen që të luajë të shtunën.
Keita u lëndua në kofshë gjatë ndesjes me Guinean.
Ndërkaq, Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk arritën që të tejkalojnë telashet e tyre, kurse Mane mungoi për shkak të një lëndii në dorë.
Klopp nuk ka vendosur ende nëse sulmuesi Mane do të luajë ndaj ekipit që ende s’ka fitore në Ligën Premier.
The squad are back! 🔴
🔜 #HUDLIV pic.twitter.com/nZj0d2R1nX
— Liverpool FC (@LFC) October 19, 2018
“Disa lojtarë stërvitën dhe duhet të shohim si do të reagojnë”.
“Gjëja e vetme që dihet është se Naby mungon. Me pjesën tjetër duhet të shohim si zhvillohet situata”, u shpreh Klopp.
Sipas këtyre zhvillimeve, ka shumë mundësi që Xherdan Shaqiri të luajë nga minuta e parë për ekipin nga Anfield.
Shaqiri ende nuk ka startuar këtë sezon me Liverpoolin në Ligën Premier. /Telegrafi/