Site icon Telegrafi

Naby Keita dënohet me 250 mijë euro, kishte patentë shoferi të falsifikuar  

Naby Keita (Getty Images)

Mesfushori i RB Leipzig, Naby Keita është gjobitur me 250 mijë euro për paraqitjen e një patentë shoferi të falsifikuar përpara autoriteteve në Gjermani.

Mediumi anglez Daily Star raporton se mesfushori 23-vjeçar, i cili do të transferohet në Liverpool gjatë verës, është goditur me një gjobë të majme pasi u kapë me dokumente të falsifikuara.

Lexo po ashtu Formacioni më i shtrenjtë i lojtarëve që mbetën jashtë botërorit, 543 milionë euro mungojnë në ‘Rusia 2018’ (Foto)

Keita u akuzua për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara nga vendi i tij i origjinës, Guinesë, në dhjetor 2016 dhe përsëri gjashtë javë më vonë.

Ai fillimisht ishte dënuar me gjobë prej 415 mijë eurosh për veprat penale në shkurt, por avokati i tij bëri thirrje për një gjobë më të ulët.

Zyra shtetërore penale në Saksoni [krahinë në Gjermani] ka deklaruar se ato dokumente ishin totalisht të falsifikuara, por zvogëloi paksa dënimin e Keitas.

Agjencia e lajmeve DPA thotë se presidenti i gjykatës së Leipzigut konfirmoi se kishte vendosur 50 dënime të përditshme prej 5 mijë euro secili për lojtarin.

Kështu, pas 50 ditësh duke paguar nga 5 mijë euro, Keita do të arrijë të kompletoj gjobën prej 250 mijë eurosh.

Gjoba e lojtarit u harmonizua me të ardhurat e Keitës, pasi lojtari thuhet se fiton rreth dy milionë euro në vit. /Telegrafi/

Exit mobile version