Site icon Telegrafi

“Na nënçmuat”, Herolind Shala sqaron gjithçka, tregon se kujt iu drejtua

Foto: Herolind Shala/Facebook

Përfaqësuesja e Kosovës fitoi me rezultat 3-0 dje (e martë) në miqësoren ndaj Kombëtares së Shqipërisë.

Një nga temat më të komentua nuk është vetëm loja e dobët e kuqezinjve, por edhe komenti i futbollistit Herolind Shala në Facebook pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Shpërthen Herolind Shala: Na nënçmuat, por ne jemi Kosova dhe flasim vetëm në fushë

Postimi i tij shkaktoi shumë reagime dhe tani mesfushori ka dal me një sqarim për të gjithë:

“Përshëndetje të dashur miq. Dua të sqarohem për një shkrim timin pas ndeshjes së djeshme vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë. Fjala na nënçmuat ka qenë vetëm për disa gazetarë e analistë por edhe për trajnerin italian që na kanë nënçmuar para ndeshjes dhe jo për tifozët ose ndokënd në FSHF. Si Përfaqësuese e re nuk meritojmë nënçmim, së paku meritojmë përkrahje për tu rritur pasi edhe ne si futbollistë që luajmë për Kosovën mundohemi t’i prezantojmë sa më mirë shqiptarët kudo që janë. Mbi të gjitha ne jemi të gjithë shqiptarë, ne jemi të një kombi por kemi dy ekipe futbolli”.

“Faleminderit që me keni dërguar qindra mesazhe duke më ofenduar, nuk ua kthej në të njëjtën mënyrë asnjëherë. Mbi të gjitha unë jam shqiptar i Kosovës dhe statusi im nuk ka qenë për të përçarë dy tifozëritë por tregova arsyeje për se. Të gjithë që jeni ndier të ofenduar ose jeni prekur nga ai shkrim i imi ju kërkoj falje edhe pse qëllimi nuk ka qenë për ta lënduar askënd. Faleminderit për mirëkuptim shqiptarë kudo që jeni. Forca Shqipëria & Forca Kosova”, ka shkruar Herolind Shala. /Telegrafi/

Exit mobile version