Telegrafi

“Na keni dëshpëruar” – Dafina Zeqiri reagon ndaj kritikave të bashkëpunimit me Kidën

Ditë më parë, dy artistet e njohura Dafina Zeqiri dhe Kida sollën bashkëpunimin e parë të tyre.

Kënga “Luje belin” ndonëse ka grumbulluar mbi 4 milionë klikime në kanalin e YouTube, u pritë gjithashtu me kritika të shumta.

Komentet e publikut ishin nga më të ndryshmet, duke u shprehur se të dyja kanë më shumë kapacitet dhe janë zhgënjyer nga ajo që këngëtaret kanë sjellur.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Por, nuk ka vonuar shumë dhe Dafina ka bërë një reagim si një kundërpërgjigje për të gjithë ata që nuk e kanë pritur mirë projektin e tyre.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri vjen unike në fotosesionin e ri, provokon me bluzë të zbërthyer

Përmes një video të shpërndarë në TikTok, këngëtarja shihet e pa shqetësuar rreth komenteve negative, teksa shkruan: “Është një këngë për të kërcyer, kërce e mos ta ndjenë”.

Theksojmë që ky nuk do të jetë projekti i fundit i Dafinës për këtë sezon, ajo tashmë ka lënë të kuptohet se është në përgatitje të këngëve të reja.

Në anën tjetër, artistja mbetet ndër më të kërkuarat edhe për koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore si në vend ashtu edhe në diasporë. /Telegrafi/

@dafinapipinazeqiri Bla bla bla (5min later) 💃🕺🏻💃 #voiceeffects #lujebelin ♬ original sound – Dafina Zeqiri