Site icon Telegrafi

“Na ke bërë krenarë, të presim me fitore” – Gjesti preket pas mesazhit që mori nga babai

Foto: Screenshot/Instagram

Banorët në natën e sotme (e enjte) kanë marrë mesazhe të ndryshme përmes ‘Big Love’.

Gjesti përveç nga fansat mori një mesazh edhe nga familja, përkatësisht nga babai i tij, Jetoni.

“Të fala nga babai, mami, motra dhe vëllai. Je më i miri, veç vazhdo përpara, familjen, shoqërinë i ke pas për çdo gjë, jemi shumë të lumtur me ty, na ke bërë krenar të presim me fitore. Babi Jetoni”, thuhej në mesazh.

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtari pejan u prek nga kjo befasi, derisa iu drejtua familjarëve që ‘i do shumë’.

I njëjti edhe pak ditë bën muaj që i është bashkuar një formati si Big Brother, fillimisht në Kosovë e tani në Shqipëri.

Lexo po ashtu “Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

Gjesti ka arritur të rrëmbejë zemrat e fansave dhe të gjithë popullit shqiptar me lojën që po bën.

Momentalisht është njëri nga banorët më të preferuar në shtëpinë e famshme. /Telegrafi/

Exit mobile version