Telegrafi

Na fal, Rihanna! Por, ky papagall po ta kalon në këndimin e hitit të shkruar prej Bebe Rexhës (Video)

Një papagall është bërë hit në rrjetet sociale.

Në fakt, papagalli është bërë i famshëm në saje të këndimit të refrenit të këngës së ‘The Monster’.

Kur Eminem dhe Rihanna tre vjet më parë regjistruan këngën “Monster”, nuk e kishin ditur se do të bëhej një tjetër hit i madh, transmeton Telegrafi.

Tani rrjetet sociale qarkullojnë pamjet në të cilën papagalli këndon pjesën e këngës së refrenit të Rihannas.

Lexo po ashtu Këto janë shtatë hitet botërore që tekstet ua ka shkruar Bebe Rexha (Video)

Kujtojmë se këtë këngë e ka shkruar tekstshkruesja dhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Kjo e fundit ka folur rreth kësaj kënge, duke thënë se ishte e detyruar t’ia shiste këngën dyshes së lartcekur.

Dëgjoni vete dhe vlerësojeni se si po e këndon papagalli hitin “Monster”. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=I3CLgubUGo0