Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka emëruar anëtare të Këshillit Drejtues të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, profesoreshën e këtij universiteti, Myzafere Limani.
Gjatë ditës, ministrja Bajrami e ka pritur në takim anëtaren e re të Këshillit Drejtues, me të cilën ka biseduar rreth gjendjes në arsimin e lartë dhe bashkëpunimin me universitetet publike për ta ngritur cilësinë në arsimin e lartë publik.
Vendimin për emërimin e Limanit anëtare në Këshill Drejtues, ministrja Bajrami e ka marrë duke u bazuar në kontributin e saj shumëvjeçar si mësimdhënëse në universitet, punën shkencore dhe akademike, si dhe përvojën e saj të suksesshme në menaxhim.