Site icon Telegrafi

Myslimanja lë punën pasi urdhërohet t’u zgjasë dorën kolegëve meshkuj

Një grua myslimane e ka lënë punën si mësuese në Suedi sepse ishte urdhëruar që patjetër t’ua zgjaste dorën kolegëve të vet meshkuj.

Fardous El-Sakka, po punonte që prej gushtit si mësuese zëvendësuese për Kunskapsskolan, një grup i shkollave të pavarura në Helsingborg.

Por, 20-vjeçarja ka zgjedhur që mos t’ua zgjasë dorën kolegëve meshkuj dhe në vend të kësaj ka preferuar që ta vendosë dorën në zemër dhe përkulet për t’i përshëndetur ata, transmeton Express.

Megjithatë, kur njëri nga kolegët e saj u bë shef, Sakka u urdhërua që të shkojë në takim me drejtorin dhe t’i respektojë vlerat thelbësore të institucionit ku punonte nëse dëshironte të vazhdonte punën aty.

Pas kësaj, ajo e ka lënë punën menjëherë duke mos iu bindur urdhrave të shefit.

Exit mobile version