Një vajzë myslimane ka refuzuar t’i japë dorën presidentit gjerman pavarësisht se Joachim Gauck po vizitonte shkollën e saj për të përgëzuar studentët për integrimin e mirë të emigrantëve.
Vizita në shkollën Theodor Heuss School në Offenbach është bërë në fund të muajit të kaluar.
Kur Presidenti iu afrua vajzës me hixhab në radhën e studentëve, ajo menjëherë largoi dorën.
Por kur kuptoi se nuk po e përshëndeste si studentët e tjerë, dyshja shkëmbeu buzëqeshje, e Z.Gauck u drejtua për te studentët e tjerë, transmeton tema.
Nuk dihet pse myslimania e largoi dorën, megjithatë disa besimtarë refuzojnë çdo lloj kontakti fizik me anëtarë të seksit të kundërt me të cilët nuk janë të martuar apo nuk kanë lidhje gjaku.