Telegrafi

Myslimani i UFC u thotë irlandezëve: Dua të luftoj me frikacakun tuaj McGregor (Video)

Khabib Nurmagomedov, një konkurrent i pamposhtur në peshat e lehta të UFC, e ka ngacmuar turmën në Madison Square Garden pas fitores ndaj Michael Johnson.

Kjo ishte fitorja e 24 e rusit, i cili akoma nuk di për humbje, ashtu që e ka ofenduar kampionin Conor McGregor dhe gjithë irlandezët.

“Dua të luftoj me frikacakun tuaj. Të shkojmë, të shkojmë me frikacakun tuaj”, iu drejtua ai publikut që natyrisht se mori fishkëllima.

Lexo po ashtu Sa shumë yje pëlqejnë artet marciale, të famshmit ndoqën triumfin e Conor McGregor (Foto)

Nurmagomedov, i cili e konsideron veten mysliman të devotshëm, madje e çoi duelin në nivel kombëtar.

“E çmendur, por kjo është e vërtetë, të mos flasim gjepura, janë vetëm gjashtë milionë irlandezë, Rusia ka 150 milionë. Dua të luftoj me ty, frikacak”, është shprehur luftëtari nga Dagestani.

Irlandezi Conor McGregor ishte ylli i mbrëmjes në natën e arteve të paziera marciale në New York, ku u bë personi i parë që mban brezat në të dy kategoritë e UFC (Ultimate Fighting Championship), pasi e nokautoi në raundin e dytë kampionin e peshave të lehta, Eddie Alvarez. /Telegrafi/