Khabib Nurmagomedov, një konkurrent i pamposhtur në peshat e lehta të UFC, e ka ngacmuar turmën në Madison Square Garden pas fitores ndaj Michael Johnson.
Kjo ishte fitorja e 24 e rusit, i cili akoma nuk di për humbje, ashtu që e ka ofenduar kampionin Conor McGregor dhe gjithë irlandezët.
“Dua të luftoj me frikacakun tuaj. Të shkojmë, të shkojmë me frikacakun tuaj”, iu drejtua ai publikut që natyrisht se mori fishkëllima.
Nurmagomedov, i cili e konsideron veten mysliman të devotshëm, madje e çoi duelin në nivel kombëtar.
“E çmendur, por kjo është e vërtetë, të mos flasim gjepura, janë vetëm gjashtë milionë irlandezë, Rusia ka 150 milionë. Dua të luftoj me ty, frikacak”, është shprehur luftëtari nga Dagestani.
Irlandezi Conor McGregor ishte ylli i mbrëmjes në natën e arteve të paziera marciale në New York, ku u bë personi i parë që mban brezat në të dy kategoritë e UFC (Ultimate Fighting Championship), pasi e nokautoi në raundin e dytë kampionin e peshave të lehta, Eddie Alvarez. /Telegrafi/