Site icon Telegrafi

Myslimanët në Hungari të shqetësuar me referendumin kundër migrantëve

Myslimanët në Hungari thonë se janë të shqetësuar me referendumin e thirrur nga qeveria për këtë javë i cili është kundër migrantëve. Sipas sondazheve, ky referendum pritet të rritë ksenofobinë në Hungari.

Qeveria hungareze, duke pretenduar se ka lidhje të drejtpërdrejtë në mes të migrantëve dhe terrorizmit, po kërkon një mandat popullor në votimet e së dielës për kundërshtimin e pranimit të kuotave të detyrueshme të Bashkimit Evropian për rivendosjen e azilkërkuesve, raporton AP.

“Jam duke filluar ta ndjej se vendi im është mosmirënjohës ndaj meje”, thotë Timea Nadt, një mysimane hungazere.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka thënë se hungarezët nuk “kanë problem” me komunitetin mysliman të Hungarisë por ai beson se kuotat e BE-së për rivendosjen e azilkërkuesve, përfshirë këtu shumë myslimanë do ta shkatërrojnë identitetin dhe kulturën e krishterë të vendit të tij.

Orban shpreson se me refuzimin e kuotave të BE-së në këtë referendum do të shtyjë që edhe vendet e tjera të refuzojnë kërkesat e BE-së, duke shtyrë Brukselin që të ndërrojë skemën për migrantët.

Në Hungari jetojnë rreth 5,600 myslimanë.

“Ne mund të themi se ky referendum është kundër migrantëve por në mënyrë të fshehtë është kundër islamit dhe kështu e kanë kuptuar shumica e njerëzve”, thotë Tayseer Salehi, imam në xhaminë në Darusallam të Hungarisë.

“Ne nuk mbështesim ardhjen e migrantëve në Evropë. Ne mbështesim dhënien fund të problemeve në mënyrë që të ju garantojmë 90 për qind të njerëzve që të kthehen në vendlindjen e tyre”, thotë tutje ai.

Qeveria ka vendosur bilborde nëpër qytet për këtë referendum dhe ato shfaqin lidhje të drejtpërdrejtë në mes të mirgantëve dhe terrorizmit duke i paralajmëruar qytetarët hungarëse se miliona refugjatë mund të nisen drejt Evropës, duke theksuar se ngacmimet ndaj grave në Evropë janë rritur që prej nises së migrantëve.

“Unë e konsideroj veten si një hungareze të mirë. Por nëse njerëzit janë të rrethuar me këtë lloj propagande dhe ata ndikohen kaq lehtë, kjo gjë iu bën që të pyesni veten”, thotë Nagy, lidhur me fushatën kundër migrantëve të qeverisë hungareze.

Exit mobile version