Site icon Telegrafi

Myslimanët amerikanë mbledhin të holla për rregullimin e varrezave të vandalizuara të hebrenjve (Foto/Video)

Myslimanët në Shtetet e Bashkuara kanë mbledhur mijëra dollarë për rregullimin e varrezave të shkatërruar hebraike në Missouri, shkruan Washington Post.

Një valë e kërcënimeve anti-semitike dhe të vandalizmit, ka përfshirë Shtetet e Bashkuara në fillim të kësaj jave, transmeton Telegrafi.

Dhjetëra qendra të komunitetit hebraik kanë pranuar kërcënime me bombë, por në ndërkohë është konstatuar se ishin kërcënime të rreme.

Më së keqi e kanë pësuar varrezat 123 vjet të vjetra Sheses Shel Emet, ku 100 varre janë shkatërruar.

Për këtë arsye, grupet “Mpower Change” dhe “CelebrateMercyMuslim”, kanë mbledhur rreth 55 mijë dollarë për rregullimin e varrezave të shkatërruara.

Organizatorët e fushatës Linda Sarsur dhe Tarek el Mesidi kanë deklaruar se qëllimi i tyre ka qenë mbledhja e 20 mijë dollarëve, ndërsa pjesa tjetër do të dhurohet për rregullimin e varrezave që janë shkatërruar në lokacione tjera.

“Derisa këto akte të pakuptimta të dhunës janë të mbushura me trishtim, kujtojmë mesazhin e unitetit, tolerancës dhe mbrojtjen e ndërsjellë që qëndron në traktatin historik ndërmjet hebrenjve dhe bashkësisë së parë myslimane”, thuhet në komunikatën e këtyre grupeve. /Telegrafi/

Exit mobile version