Këngëtarja Dua Lipa vazhdon të jetë një emër mjaft i kërkuar në emisionet e famshme ndërkombëtare.
Së fundmi, ajo është bërë bashkë me një tjetër shqiptar të famshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bëhet fjalë për kuzhinierin e njohur Action Bronson, tek emisioni i të cilit, vendosi të gatuajë një ushqim të njohur tradicional shqiptar.
Action Bronson, emri i vërtet i të cilit është Arian Asllani, drejton emisionin “Untitled Acrion Bronson”, në të cilin këtë javë kishte ftuar këngëtaren Lipa.
Kjo e fundit ka gatuar për shikuesit pite me spinaq, një ushqim i shumë-pëlqyera në tryezat e shqiptarëve.
Dua ka publikuar në rrjetin social Instagram imazhe nga momentet e këndshme që ka kaluar nën prezencën e Action Bronson.
“Dhe unë gatova piten e mamit në emisionin ‘Unitedles Bronson’ sot. Argëtimi më i madh që unë kam pasur në ndonjë emision televiz. Mezi pres që ju ta shihni këtë” (sic.), ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/