Telegrafi

Myrto Uzuni nuk ia del, Etrit Berisha në pikëpyetje

Shqipëria ka vazhduar stërvitjet për ndeshjet miqësore ndaj Kilit dhe Suedisë, por Sylvinho po has në probleme më lëndimet.

Myrto Uzuni, i cili kishte munguar në stërvitjen e djeshme për shkak të problemeve me mbingarkesën muskulore, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet .

Rikuperimi i lojtarit në një kohë të shkurtër mund të penalizonte më tej futbollistin në vijimin e sezonit dhe për të mos rrezikuar një dëmtim tjetër, i është dhënë lejë që të kthehet në Spanjë dhe rikuperohet pranë klubit të tij, Granada.

Ndërkohë në stërvitjen e sotme nuk ka marrë pjesë as portieri Etrit Berisha, i cili ka probleme me një dëmtim të lehtë muskulor në gjoks.

Portieri me gjasë do të humb ndeshjen e parë, por do të jetë gati për ndeshjen e dytë.

Sa i përket pjesës tjetër të ekipit, ata janë të gatshëm dhe kanë marrë pjesë rregullisht në stërvitje nën urdhrat e Silvinhos.

Ende nuk dihet nëse do të ftohet ndonjë lojtar tjetër në vend të Uzunit. /Telegrafi/