Telegrafi

Myrto Uzuni gol dhe asistim, Granada drejt rikthimit në La Liga

Myrto Uzuni e ka gjetur sërish rrjetën në Spanjë me Granadan, në fitoren e tyre si mysafir ndaj Albacete me rezultat 2-1.

Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 30-të pas një lëvizje të bukur në zonë.

Ky ishte goli i tij numër 20-të këtë sezon.

Shqiptari po konfirmon sezonin e tij më të mirë në karrierë duke dhënë sinjale pozitive para grumbullimit me kuqezinjtë para ndeshjes me Poloninë.

Në pjesën e dytë, Uzuni kontribuoi sërish për ekipin e tij pasi asistoi në golin e dytë të shënuar nga Sanchez.

Për këtë ndeshje nga Sofascore, Myrto Uzuni u vlerësua me notën 7.6, pasi përveç golit dhe asistimit, kishte edhe tre gjuajtje në portë dhe tre duele të fituara.

 

Uzuni është shndërruar në një lider të Granadës këtë sezon duke e ndihmuar skuadrën drejt objektivit për t’u ringjitur në La Liga.

Aktualisht, Granada renditet në vendin e dytë të kampionatit me 58 pikë./Telegrafi/