Site icon Telegrafi

Myrto Uzuni drejt Granadas

(Foto: Screenshot/Twitter)

Mediat hungareze raportojnë se Myrto Uzuni mund të largohet së shpejti nga Ferencvaros.

Sipas csakfoci.hu, sulmuesi shqiptar kërkohet nga disa klube në ligat e ndryshme, ndërsa oferta më serioze vjen nga kampionati spanjoll.

Granada është klubi i interesuar për 26-vjeçarin, për të cilin mund të paguajë rreth 3.5 milionë euro.

Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar i janarit: Të gjitha ato që ndodhën minutë pas minute

Hungarian Football raporton se marrëveshja është arritur dhe ai do t’i bashkohet klubit spanjoll para mbylljes së afatit të janarit.

Uzuni do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin e ri dhe nga gjysma e këtij sezoni do të luajë në La Liga. /Telegrafi/

Exit mobile version