Telegrafi

Myftiu i Madh në Egjipt, kërkon ndalimin e Bitcoinit (Foto)

Shawqi Allam që është Myftiu i Madh i Egjiptit, ka deklaruar se qarkullimi Bitkoinit është i paligjshëm, ndërsa kërkoi një fetva zyrtare, nga frika se mund të jetë duke u përdorur nga terroristët.

Lideri fetar, i cili është interpretuesi shtetëror i religjionit, insiston në krijimin e fetvasë apo vendimit të caktuar ligjor, që ndalon qarkullimin e kësaj paraje digjitale, nga frika përdorimi saj mund të shfrytëzohet edhe në transaksione kriminale, transmeton Telegrafi.

“Mund të krijojë burime të qëndrueshme dhe të sigurta financiare për terroristët dhe grupet kriminale” ka thënë Allam.

Myftiu Allam që po kërkon ndalimin e Bitkoin

Bazuar në rekomandimet e ekspertëve të ekonomisë, myftiu ka thënë se kjo formë e pagesave, shkakton rrezik të madh te individët dhe shtetin në përgjithësi.

“Paratë e zakonshme dhe sistemi bankar, janë të kontrolluara dhe tregojnë stabilitetin e shtetit” ka thënë mes tjerash interpretuesi zyrtar i fesë. /Telegrafi/